English

Bën ngrohtë, parashikimi i motit për ditën e nesërme, nga NOA dhe Meteoalb

Tiranë, 3 nëntor, NOA - Dita e enjte do te ndikohet nga masa ajrore ne ngrohta te cilat qarkullojne nga perendimi i kontinetit. Pjesa me e madhe e territorit do te jete me kthjellime perjashtuar kalime vranesirash te lehta te cilat do te vijne ne oret e mesdites.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

Shqipëria

Pjesa e dyte e dites do të permiresoje ndjeshem kushtet atmosferike duke bere qe kthjellimet te jene dominuese ne te gjithe territorin shqiptar. Ne kushtet e stabilitetit atmosferik do te mbetemi gjate nates dhe deri mengjesin pasardhes. Temperaturat e ajrit do të qendrojne konstante ne vlerat e mengjesit por mesdita do te kete rritje te lehte te temperaturave ne te gjithe vendin. Era do të fryjë e lehte ne toke dhe mesatare ne det me shpejtësi deri në 25 km/h nga drejtimi perendimor kjo do te beje qe dallgezimi ne det te jete 2 balle.

Europa

Ishujt britanike dhe qendra e kontinentit europian do te dominohet nga vranesira dhe shira me intensitet te larte. Po ashtu, problematike nga vranesirat dhe reshjet e debores do te mbetet Europa veriperendimore, kryesisht vendet nordike. Perjashtim bejne Europa jugperendimore dhe ajo juglindore ku dominues do te jete moti i kthjellet.

Ngjarje ekstreme në Europë

Ishujt britanike alarmojne shira intensive dhe stuhi te forta ere;

Qendra e kontinentit rrezikohet nga stuhi te forta ere, shira;

Vendet nordike alarmojne per temperatura uleta dhe reshje debore.

n.e/NOA

KOMENTE