Tiranë, 3 nëntor, NOA Update – “Do të kemi një rritje të investimeve publike, për të mbështetur projektin e madh të infrastrukturës kombëtare dhe në varësi të ecurisë ekonomike, për vitin e ardhshëm qeveria do të parashikojë edhe rritje të re të pagave dhe pensioneve”.
Kështu u shpreh në fjalën e tij ministri i Financave, Ridvan Bode, në konferencën e përbashkët për shtyp me guvernatorin Fullani dhe shefin e FMN-së, Gervin Bell, i cili mbylli misionin e radhës së Fondit Monetar Ndërkombëtar, mbi vlerësimin e situatës makro-ekonomike aktuale në Shqipëri.
Bode ka sqaruar se Shqipëria është një vend social, i cili 1/3 e të ardhurave të buxhetit të saj e akordon për paga dhe pensione.
Sipas tij, janë për t’u vlerësuar arritjet e ekonomisë shqiptare, si edhe rikthimi i besimit të qytetarëve tek sistemi ynë bankar, çka referohet me një rritje prej 18 për qind të nivelit të depozitave.
n.e/NOA