English

Çdo njeri hesht për diçka tjetër

Tiranë, 3 nëntor, NOA - Vazhdojnë aktivitetet në kuadër të Tetorit Gjerman.

Sot në mbrëmje, në orën 19.00 në sallën “Blackbox”, të Akademisë së Arteve do të shfaqet filmi gjerman “Çdo njeri hesht për diçka tjetër”.

Ky film prekës, i cili shërben si një analogji dokumentuese e filmit artistik “Jeta e të tjerëve”, trajton çështjen, se sa të gatshëm dhe të aftë janë ish-të burgosurit politikë të RDGJ-së për të pranuar të kaluarën.

Numri i përgjithshëm i të burgosurve politikë në RDGJ është vlerësuar të ketë qenë rreth 250.000.

Në këtë film të rëndësishëm, i cili është paraqitur në festivale të ndryshme të filmit përfshirë këtu edhe Berlinalen, katër ish të burgosur të RDGJ-së të dënuar me disa vite burg për shkak të qëndrimit të tyre të hapur kritik ndaj regjimit komunist (SED) tregojnë përvojat e tyre të asaj kohe dhe të tanishme.

Ata dhe familjet e tyre nuk i kanë kapërcyer edhe sot traumat e së kaluarës - dhe pasardhësit e tyre në thelb nuk duan të dinë më asgjë rreth asaj kohe.

Filmi me regji dhe skenar të Marc Bauder, Dörte Franke është një film 72 minutësh i realizuar në vitin 2006.

m.s/mit/NOA
KOMENTE