Francë, 3 nëntor NOA - Rriten në mënyrë shqetësuese aktet e vandalizmit dhe përdhosjeve të varrezave dhe vendeve të adhurimit në Francë.
Në 8 muaj, Le Monde, ka numëruar rreth 387 të tilla. Fenomeni ka prekur pa dallim të gjithë vendet fetare katolike, hebreje apo myslimane. Sipas policisë, 83% e përgjegjësve për këto akte janë të miturit. Kulmi i këtij fenomeni arrihet në përvjetorin e ditës së lindjes së Hitlerit, për Halloween, ose gjatë solsticit, shpesh-herë i lidhur me ritualet satanike.
r.b/NOA