English

Haiti, mënyra e vetme për ti mbijetuar kolerës

Haiti, 3 nëntor NOA - Janar 2010: tronditet toka në Haiti. Tetor 2010: kolera krijon viktimat e para dhe kjo në një gjendje varfërie të mjerueshme në këtë vend.

Bilanci i fundit numëron 333 të vdekur dhe 4.676 të tjerë të cilët janë prekur nga kjo epidemi. Port-au-Prince, është kryeqyteti i Haitit dhe e vetmja mënyrë për personat e prekur që të shpëtojnë nga kjo epidemi janë vullnetarët.

Kolera tashmë është ndarë në dy zona: Artibonite dhe në zonën qendrore. Kështu bazuar në deklaratat e një prej vullnetarëve, është bërë e ditur se ndihma e tyre po rezulton tepër efikase, pasi gjithçka që ata japin për ti ardhur në ndihmë personave të prekur nga kjo sëmundje ka rezultuar tepër pozitive.

r.b/NOA

KOMENTE