Angli, 3 nëntor NOA - Nuk është vetëm Interi mbi mesfushorin e Tottenhamit, Gareth Bale. Dhe kjo pasi në orët e fundit është bërë e ditur se në garë për të siguruar shërbimet e mesfushorit është dhe Barcelona, që tashmë ka bërë të qartë idenë e saj për të gjetur zëvendësuesin e Adibal dhe Maxwell.
Emri i 21-vjeçarit ka shumë kohë që lakohet në ambientet e zikaltërve, por duke parë konkurrencën për të, mund të themi se vlera e Bale është rritur, madje deri në atë pikë ku ka kapur shifrën e 40 milionë eurove. Zubizarreta, i cili është një agjent i Barçës, ka pranuar këtë fakt duke deklaruar se një lojtar i tillë mund të jetë tepër i dobishëm për kampionatin spanjoll.
r.b/NOA