English

Kryeministri: Do mbillen 30 mijë rrënjë drurësh frutorë

Tiranë, 3 nëntor, NOA Update – “Së paku 30 mijë rrënjë lajthi, arra, shegë, gështenja dhe bajame do të mbillen në të ardhmen”.

Një fakt të tillë kryeministri Berisha sapo e ka theksuar gjatë fjalës së mbajtur prej tij në mbledhjen e qeverisë duke shtuar se qeveri duhet të përkrahë projektin e Ullirit si edhe atë të Drurëve Frutorë.

“Nuk ka projekt më të leverdisshëm për këtë vend në aspektin e bujqësisë sa mbjellja e këtyre pemëve të çmuara, sepse ato zënë tokën e askujt”, tha Berisha ndër të tjera.

Duke shtuar se ato përveçse kanë vlera të jashtëzakonshme ushqimore, kanë edhe një treg të pafund.

“Të krijohen fermat e mëdha me këto lloj drurësh”, i ka lënë kryeministri Berisha porosi ministrit të Bujqësisë ...(vijon)

n.e/NOA

KOMENTE