English

Meta: LSI, krenare për plotësimin e kushteve mbi heqjen e vizave me BE-në

Tiranë, 3 nëntor, NOA Update – “Gjithnjë e më shumë shqiptarët bashkohen me ne se shohin te Lëvizja Socialiste për Integrim, një forcë politike me energji pozitive”. Kështu u shpreh kryetari i LSI-së, Ilir Meta, gjatë fjalimit të mbajtur në konventën e Lëvizjes Rinore për Integrim, e cila po mbahet në mjediset e Pallatit të Kongreseve.

“Ne sot jemi krenarë që sot Shqipëria i ka përmbushur kushtet për heqjen e vizave, në mënyrë që të gjithë qytetarët të kenë mundësi ta prekin Evropën me dëshirën dhe frymëzimin për t’u kthyer dhe ndërtuar atë pjesë të Shqipërisë që ka mbetur pa ndërtuar”, tha më pas ai.

Duke shtuar se Lëvizja Socialiste për Integrim synon një rezultat spektakolar në zgjedhjet vendore, pasi ajo është një forcë politike besnike ndaj ëndrrës dhe idealeve të çdo shqiptari për një Shqipëri të vërtetë evropiane.

n.e/NOA

KOMENTE