English

Një oktapod nga Franca, i zë vendin orakullit Paul në akuarium

Berhausen, 3 nëntor, NOA – Turma të mëdha njerësish kanë marrë pjesë sot në ceremoninë e mirëseardhjes së oktapodit Paul II, i cili është nga Franca dhe do të vendoset në akuariumin gjerman të Oberhausenit, duke marrë vendin e Paulit, oktapodit orakull të Kupës së Botës, i cili ngordhi javën e kaluar.

Paul II kaloi disa ditë me Octopus, me shpresën se para vdekjes së tij, do t’i kalonte të fshehtat e artit të parashikimit të futbollit.

"Ne nuk e dimë me siguri nëse Paul pak ishte i bekuar me dhuntinë e profecisë, por do të vazhdojmë të mbajmë gjallë shpresat tona në këtë drejtim”, tha duke komentuar zëdhënësja e akuariumit Oberhausen, Tanja Munzig.

Pas Kupës së Botës, oktapodi Paul I doli në pension, por fama e tij në botë nuk është zvogëluar aspak.

n.e/NOA

KOMENTE