English

Pakot me bomba, Greqia ndalon dërgesat me postë

Athinë, 3 nëntor, NOA - Ndalet transporti i dërgesave postare pas disa bombave të dërguara me postë në Athinë ditët e fundit.

Fjala është për bomba të dyshuara si të dërguara me postë në ambasadat e Zvicrës, Rusisë, Kilit, Bullgarisë, si edhe të disa shteteve të tjera në kryeqytetin grek, Athinë.

E në të tilla kushte, policia greke duket se është vënë në pozicione të mëdha gadishmërie, duke ndalur urgjentisht dërgesat postare që mbërrijnë drejt vendit të saj.

Policia e Greqisë ka njoftuar se është vendosur që të ndalen të gjitha dërgesat me postë dhe me transport nga Greqia për në adresat e jashtme, për së paku dy ditët e ardhshme.

Kjo do të ngjasë të paktën për një afat 48-orësh, derisa hetuesit të kryejnë punën e tyre investiguese dhe kontrolluese me atë që ka ngjarë në të vërtetë.

n.e/NOA

KOMENTE