Tiranë, 3 nëntor, NOA – Ndërsa kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se do të heqja e aboneve për qytetarët nga shoqata e transportit qytetas është e patolerueshme duke deklaruar se do të kërkojë heqjen e liçencave për kompanitë e transportit urban, edhe kryebashkiaku Edi Rama ka kërkuar sot ndëshkim maksimal, deri në heqje liçense dhe shpërndarjen me urgjencë të aboneve.
Tri ditë pas daljes jashtë qarkullimit të aboneve, duke bërë që qytetarët edhe ata pensionistë apo studentë të udhëtojnë me autobusë vetëm duke paguar lekë, kryebashkiaku Edi Rama pasi ka dalë vetë në terren në prononcimin e tij për mediat tha se “Të gjitha këto ditë që kanë kaluar me këtë veprim, konsiderohen prej nesh si të patolerueshme dhe do të ndëshkohen me gjobat përkatëse. Apeli ynë është i qartë dhe i prerë, që nesër të gjithë duhet të kenë abonentë”, premtoi Rama.
Por, shefi i Bashkisë së Tiranës, ka akuzuar sakaq qeverinë se po kërkon të penalizojë transportin urban për arsye politike.
Rama i kërkoi qeverisë të rishikojë taksën e importeve si dhe kreditimin e TVSH-së për mjetet e transportit urban.
Më herët kryeministri Berisha kishte deklaruar në mbledhjen e qeverisë së “kompanitë e transportit qytetës duhet të ndëshkohen në mënyrë shembullore, në mënyrë që të hapet tregu.
“Të shkojnë në prokurori, sepse kanë thyer disa ligje të vendit. Këta u bënë zotër të rrugëve duke ndëshkuar qytetarët”, deklaroi më herët shefi i ekzekutivit.
mit/NOA