English

Rinisin shirat, parashikimi i motit për sot nga NOA dhe Meteoalb

Tiranë, 3 nëntor, NOA – Qarkullimi i masave ajrore te ngrohta dhe lageshta nga jugperendimi i kontinetit europian do te beje qe vranesirat dhe shirat e dobet te jene prezent si fillim ne zonat bregetare e me pas do te shtrihen ne te gjithe territorin shqiptar. Ne mesdite do te kemi shkeputje me kthjellime ne pjesen me te madhe te territorit te vendit.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

Shqipëria

Pjesa e dyte e dites do te sjelle nje dobesim te intensitetit te shirave ne te gjithe vendin perjashtuar vijen bregdetare e cila do te mbetet me vranesira dhe shira, here pas here te shoqeruar shkarkesa rrufesh. Mbremja dhe nata do te lokalizoje shirat ne zonat malore te vendit. Temperaturat e ajrit do te pesojne 2 grade rritje ne vlerat e mengjesit ndersa mesdita do te kete rene me 2 grade te temperaturave ne vend. Era do të fryjë e lehte dhe mesatare me shpejtesi 30 km/h dhe drejtim jugperendimor ndersa dallgezimi ne det do te jete 4 balle.

Europa

Kontinenti europian do te dominohet nga kthjellime dhe vranesira kalimtare ne pjesen me te madhe te tij. Europa qendrore do te kete renie te ndjeshme te temperaturave. Po ashtu me mot te kthjellet dhe temperatura te ulta do te jete lindja e kontinentit. Ndersa Rajoni i Mesdheut dhe Europa veriperendimore do te dominohet nga vranesira dhe shira me intensitet mesatar. Problematike do te jete Gjermania veriperndimore dhe gadishulli i Ballkanit ku shirat do te jene prezent gjate gjithe dites te shoqeruar here pas here me shkarkesa me rrufe.

Ngjarje ekstreme në Europë

Europa perendimore alarmon shira dhe stuhi te forta ere;

Italia jugore rrezikohet nga stuhi te forta ere, shira te dendur;

Skandinavia alarmon per temperatura te uleta dhe debore.

n.e/NOA

KOMENTE