English

Rrëfehet babai mostër: Mbjell speca dhe domate në burg, gruan e dua akoma

Vjenë, 3 nëntor, NOA - Pas 18 muajsh në burg, Fritzl Josef , babai austriak i cilësuar si monstër, është duke përfunduar autobiografinë e tij, dhe në intervistën e parë që jep nga burgu deklaron se do që të dalë jashtë dhe të jetë me gruan që ende sipas tij, e do akoma.

“Nuk ka nevojë për të prezantuar veten time, jam i njohur në të gjithë botën", e nis intervistën për “Bild” përbindëshi i Austrisë, i cili u dënua me burgim të përjetshëm në mars 2009.

75-vjeçari austriak, mbajti të mbyllur dhe përdhunoi për 24 vite me radhë vajzën e tij Elisabet, duke e varrosur praktikisht të gjallë në bodrumin e shtëpisë, dhe duke e lënë shtatzënë shtatë herë, e madje duke i vrarë dhe një bebe.

e ndërsa rrëfen se vazhdon ta dojë gruan e tij Rosemarie, pavarësisht se ajo ka paraqitur kërkesën për divorc.

Në burg, ai është i përqendruar në një qeli prej vetëm 11.5 metra katrore, në një objekt për të burgosurit me probleme të shëndetit mendor, në një burg të sigurisë maksimale pranë Vjenës.

Nuk ka pothuajse asnjë kontakt me të burgosurit e tjerë, edhe pse i është e lejuar të ecë në oborr për gjysmë ore çdo ditë.

Në burgun e Stein në Niedervsterreich, janë 90 kriminelët më të rrezikshëm në Austri dhe Fritzl monitorohet në vazhdimësi nga dy roje.

Por duket se ai paraqitet disi i penduar mbi 3000 herët e përdhunimeve ndaj vajzës së tij elisabet, për 24 vjet të gjatë me radhë.

“Për këtë unë më mirë të mos flas", reagon Fritzl para gazetarit gjerman që shkoi ta intervistonte.

Për një vit e gjysmë ditët e tij në burg janë thuajse të njëjta: Ora me zile është në pesë e gjysmë, lahet, ha mëngjes dhe pastaj ngjitet në biçikletë duke u stërvitur për një orë në palestër.

Në orën dhjetë përgatit enët për drekën dhe në orën 11 ajo i shërbehet, pastaj ka pushim. Në pasdite, i lejohet një shëtitje e shkurtër. Në qelinë e tij rrit speca dhe domate, ka një TV me 38 kanale dhe madje sheh serinë e tij të preferuar televizive.

“Unë do të shkatërroja shpirtin, nëse do të isha përjetësisht i trishtuar", thotë ai.

75-vjeçar pohon ndërkaq, se provon ende ndjenja për gruan e tij dhe të afërmit, të cilës i ka shkruar tetë letra që kur ai është i burgosur, por nuk ka marrë prej saj asnjë përgjigje.

“Gruan me të cilin isha për 55 vjet i martuar, unë ende e dua. Ndaj dua të dal nga këtu dhe të marr kujdesin për Rosemarinë sepse ajo ka qenë gjithmonë besnike", pohon ai.

Duke shtuar se beson se 13 fëmijët nuk i kanë ardhur në burg ngaqë nuk i ka lënë policia.

“ Unë jam një psikolog i mirë. Endrra ime është që të dal gjallë nga këtu ...” përfundon rrëfimi i çuditshëm i monstrës që pataksi gjithë botën me 3000 përdhunimet ndaj së bijës për 24 vjet me radhë, në një bodrum poshtë shtëpisë, ndërsa lart jetonte me të shoqen ...

n.e/NOA

KOMENTE