English

Shannon Tavarez humbet betejën e saj me tumorin

SHBA, 4 nëntor NOA - Shannon Tavarez ka humbur betejën e saj me tumorin. Gjatë pasdites së djeshme interpretuesja e re e muzikalit “Mbreti Luan”, u nda nga jeta në spitalin e Long Island, për një lloj leucemie mjaft të rrallë tek fëmijët.

Historia e 11-vjeçares plot talent ka prekur të gjithë botën e spektaklit. Megjithatë dhe për këtë rast nuk munguan polemikat në lidhje me vështirësitë e dhurimit për afro-amerikanët.

Shannon i ishte nënshtruar një transplantimi në kordonin e kërthizës, si një masë alternative për dhurimin e një palce kurrizore.

Doktor Larry Wolfe, mjeku i vogëlushes, shpjegoi se ishte shumë e vështirë për të gjetur një dhurues që të korrespondonte njëlloj me vajzën.

r.b/NOA

KOMENTE