English

Studimi: Drita na bën mirë, përtërin ndjenjat dhe emocionet

Romë, 3 nëntor, NOA – Drita na bën mirë, pasi u jep begati përgjigjeve tona emocionale, ndërsa depërton në trurin tonë duke ndikuar drejtpërdrejt në qendrat nervore të ndjenjave.

Këtë e pohon një studim i publikuar në revistën e Akademisë së Shkencave të Belgjikës, nga Universiteti i Liezhit.

Sipas tij, drita përdoret si terapi kundër çrregullimeve të humorit sezonal dhe shumë ekspertë pretendojnë se projektimi dhe ngjyra e saj, është e rëndësishme për të krijuar mjedise të rehatshme në shtëpi apo zyra.

Por ende nuk është kuptuar mirë efekti i dritës blu, se si ndikon ajo në trurin tonë.

Ekspertët u kanë vënë vullnetarëve përballë dritën blu apo të gjelbër, ndërsa kjo e fundit, e vendosura në MRI, u vu në shënjestër nga stimuj emocionale.

Dhe u dëgjuan zëra emocionalisht neutrale ose të zemëruar, çka tregon se drita e verdhë është më e mirë.

n.e/NOA

KOMENTE