English

Tërmet me fuqi 5.3 Rihter, nuk shënohen dëme

Prishtinë, 3 nëntor, NOA – Një tërmet me fuqi 5.3 shkallë Rihter ka tronditur Kosovën gjatë orëve të para të mëngjesit, duke u gdhirë dita e sotme. Siç bëhet me dijeni nga mediat kosovare, lëkundja është shënuar përkatësisht në orën 1:56 minuta sipas kohës lokale, ndërsa epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 3 kilometra në veri të Kralevës, në Serbi.

Tërmeti mësohet se është ndjerë fort, por më tepër në Mitrovicë, e cila shënon edhe pikë kalimin kufitar me Serbinë.

Ndërkaq, agjencitë e lajmeve serbe raportojnë se si pasojë e tërmetit në Serbi kanë humbur jetën dy persona, janë lënduar 15, ndërsa ka edhe dëme materiale.

n.e/NOA

KOMENTE