English

Topalli, ofertë opozitës: Zgjidhni Avokatin e Popullit

Tiranë, 3 nëntor, NOA – Pas ofertës së opozitës për zgjidhjen e krizës politike me theksin tek transparenca e zgjedhjeve të 28 qershorit dhe hetimin e kutive të mbyllura, mazhoranva prezantoi sot një ofertë për Partinë Socialiste, propozimin për emrin e Avokatit të Popullit.

Në një konferencë të posaçme për shtyp, kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli në emër të mazhorancës i ka ofruar opozitës, institucionin kushtetues të Avokatit të Popullit, i mbetur vakan pas mbarimit të afatit kushtetues të ish Avokatit të Popullit, Ermir Dobjani.

“Kjo është jonë e fundit serioze për opozitën, theksoi gjatë deklaratës së saj kryeparlamentarja Topalli.

Zonja Topalli sqaroi se këtë ofertë tashmë ia kanë dorëzuar kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, duke bërë me dije se tashmë mazhoranca po pret të miratojë në kuvend emrin e ri të Avokatit të Popullit, që kërkon shumicë të cilësuar në parlament, prej 84 votash.

Sipas kryeparlamentares Topalli kusht për kandidatin për Avokat të Popullit është që ai të mos ketë dhënë gjykime politike gjatë periudhës së diktaturës dhe të mos ketë shkelur të drejtat e njeriut.Vijon...

mit/NOA
KOMENTE