English

Vjeshta Spanjolle, çelet ekspozita “Një botë Arti 1934-2002”

Tiranë, 3 nëntor, NOA - Shoqëria Shtetërore për Veprimin Kulturor të Jashtëm të Spanjës (SEACEX), Ministria Spanjolle të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit dhe ajo e Kulturës, Galeria Kombëtare e Artit të Shqipërisë si dhe Ambasada e Spanjës kanë organizuar ekspozitën “Një botë Arti 1934-2002”.

E zhvilluar nw kuadrin e Vjeshtës Kulturore Spanjolle “Shqipëria 2010”, ekspozita do të inaugurohet me datën 4 Nëntor në ora 19:00.

“Një botë arti 1934-2002” prezanton 4 vepra të krijuara nga Antoni Clavé, të cilat janë seleksionuar nga koleksione private veçanërisht për këtë ekspozitë. Ekspozita përfshin kolazhe, postera kinematografikë, skenografi teatrale dhe piktura, e të gjitha ato shprehin krijimtarinë e gjerë të artistit.

Antoni Clavé është një nga pionerët më të famshëm të modernizmit spanjoll me prezencën dhe famën më të madhe ndërkombëtare.

n.e/NOA

KOMENTE