Uashington, 3 nëntor, NOA – Opozita amerikane ka mundur të shtjerë në dorë Dhomën së Përfaqësuesve në Kongres, ndërsa demokratët të cilët qeverisin vendin, do të mbajnë shumicën vetëm në Senat.
Zgjedhjet e djeshme të zhvilluara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, treguan se po rritet mbështetja e republikanëve, ndërsa vihet re një rënie e mbështetjes së demokratëve.
Kështu, republikanët kanë fituar dhe tre vende të tjera në Senat të mbajtura deri dje nga demokratët - në Arkansas, Indiana dhe Dakotën e Veriut.
Gara u zhvillua për të 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve dhe 37 nga 100 vendet e Senatit amerikan. Ndërkohë amerikanët në shtetin perëndimor të Kalifornisë nuk kanë votuar për një masë e cila legalizonte marijuanën për përdorim të lirë.
n.e/NOA