English

Zimbabve, turisti viktimë e luanëve

Zimbabve,4 nëntor NOA - Një turist u sulmua dhe më pas u kthye në ushqim për luanët në zonën e Mana Pools, një park popullor në veri të Zimbabve.

Viktima, Pete Evershed, u sulmua gjatë natës nga pesë felinët dhe kjo ndërkohë që po bënte një banjë në Chitake, në një zonë e cila nuk është e ruajtur në Mana Pools. Bashkëshortja e tij duhet thënë se asistoi në këtë skenë ku nuk mundi të bënte dot asgjë për ta shpëtuar.

Johnny Rodrigues, përgjegjës i parkut tha për të përditshmen britanike Telegraph se sulmi i Chitake është i fundit i një seri të gjatë. Që nga fillimi i këtij viti, faktikisht kanë mbetur të vdekur tetë persona si rrjedhojë e sulmeve të luanëve.

r.b/NOA

KOMENTE