English

Abonetë, nis sot shpërndarja

Tiranë, 4 Nëntor, NOA – Pas tre ditësh mungesë në treg, pritet që sot të nisë shpërndarja e aboneve ndaj qytetarëve të kryeqytetit, të cilët kanë qenë të detyruar që këto ditë të para të nëntorit të qarkullojnë me para në dorë nëpër Tiranë.

Kështu, në këtë mënyrë do të mund të normalizohet gjendja tejet serioze dhe shqetësuese që u krijua për qindra veteranë dhe invalidë, të cilët i detyruan të ecin më këmbë, pasi nuk iu njohën as librezat e detyrueshme nga shteti, prej faturinove të autobusëve.

E megjithëse do të nisë shpërndarja e aboneve, operatorët e transportit bëjnë me dijeni se beteja për plotësimin e kërkesave të tyre do të vazhdojë dhe se nuk do të ndalen aspak në rrugën e tyre të kundërshtimit ndaj ministrisë së Transporteve dhe Bashkisë së Tiranës.

n.e/NOA

KOMENTE