English

Braçe: Nuk po respektohen kërkesat për interpelanca

Tiranë, 4 Nëntor, NOA – Opozita po e fton mazhorancën që të mos neglizhojë me respektimin e kushtetueshmërisë së institucioneve, siç është ajo ndaj Gjykatës Kushtetuese. Ky ka qenë apeli i bërë nga deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, sipas të cilit, kuvendi po shkel rregulloren.

Ndërkaq, ashtu si edhe deputeti paraardhës Ditmir Bushati, Braçe ka ngritur zërin se ka dërguar dy kërkesa për interpelancë, por ende nuk i qenkan plotësuar nga Kuvendi.

“Kam kërkuar interpelancë me kryeministrin Berisha për mënyrën sesi qeveria e ka luftuar problemin e monopoleve, sikundër edhe me ministrin e Ekonomisë Ilir Meta, për 4 marrëveshje skandaloze hidrokarburesh”, tha Braçe.

n.e/NOA

KOMENTE