Napoli, 4 nëntor NOA - Aces High është titulli i një prej këngëve më të njohura të Iron Maiden, grupi historik i Heavy Metal në Britani. Në ritmet e kësaj muzike ka fluturuar avioni i Liverpulit në rrugën e tij drejt Napolit, ku zhvilloi ndeshjen e vlefshme për Europa League.
Aeroplani që po transportonte Reds, faktikisht, kishte një pilot mjaft të njohur i cili mbante emrin e Bruce Dickison, këngëtari historik i grupit, i cili prej vitesh ka marrë dhe patentën e pilotit.
Liverpuli ka zgjedhur të udhëtonte me kompaninë ajrore “Astraeus Airlines”.
“mendova të shkoja në Islandë e deri në Tenerife, por më pas më duk shumë më e këndshme të shkoja në Napoli së bashku me skuadrën. Liverpul është një skuadër e pabesueshme, por më shumë se një skuadër ajo është një institucion”, bëri të ditur Dickinson, një fans i çmendur i futbollit.
r.b/NOA