English

Buxheti 2011: Të ardhurat 362 223 milionë lekë, ndërsa shpenzimet 409 035 milionë

Tiranë, 4 nëntor, NOA – Të ardhura në nivelin prej 362 223 milionë lekë, shpenzime 409 035 milionë lekë dhe defiçit 46 812 milionë lekë.

Këta janë treguesit kryesore të projektbuxhetit për vitin e ardhshëm, i cili është publikuar sot nga ministria e Financave, duke pasqyruar mes të tjerash se të ardhurat dhe shpenzimet do të jenë respektivisht nga 31 772 milionë lekë, ndërsa granti pakushtëzuar nga buxheti qendror numërohet të jetë në vlerën e 14 milionë lekëve.

Sa i përket buxhetit të sigurimeve shoqërore për vitin 2011, ai parashikon 79 828 milionë lekë të ardhura dhe shpenzime po kaq.

Sa i përket fondit për kompensimin në vlerë të pronarëve për vitin 2011 parashikohet të jetë 2 000 milionë lekë, ndërsa numri total i punonjësve organikë në buxhetin e shtetit është 89300 persona.

“Paga e Presidentit të Republikës është 250 000 lekë në muaj dhe rritet deri në 2 % sipas përcaktimeve të Këshillit të Ministrave për rritjen e përgjithshme të pagave”, citohet në projektin e buxhetit.

“Fondi rezervë i Këshillit të Ministrave prej 1 500 milionë lekësh përdoret për raste të paparashikuara të institucioneve buxhetore. Fondi i kontingjencës për ruajtjen e defiçitit prej 4 865 milionë lekësh dhe fondi për rritjen e pagave dhe pensioneve prej 3 533 milionë lekësh përdoren me vendim të Këshillit të Ministrave”, thuhet në dokumentin e buxhetit për vitin e ardhshëm.

Duke përfunduar se kufiri i shpenzimeve, mund të rishpërndahet gjatë vitit ndërmjet programeve brenda të njëjtit institucion buxhetor apo ndërmjet programeve të institucioneve të ndryshme nga Këshilli i Ministrave, deri në masën 10 për qind të shumës totale të shpenzimeve korrente apo shpenzimeve totale kapitale.

Bëjnë përjashtim nga ky kufi fondet e shpërndara nga Komiteti i Zhvillimit të Rajoneve.

n.e/NOA

KOMENTE