English

Çeki, kalendari i ri hap polemika të shumta

Pragë, 4 nëntor NOA - Një kalendar i ri, i cili paraqet kafshët duke u therur në një fermë, ka krijuar polemika të shumta edhe pse nuk është publikuar ende.

Në muajin dhjetor paraqitet një modele çeke, me emrin Kobzanova Diana, 27 vjeç, e cila ka në dorë një kokë derri që sapo e ka therur.

Në një faqe tjetër shihet sërish kjo protagoniste duke u bërë gati me thikë në dore për të prerë kokën e tij. Imazhet kanë shkaktuar një debat të fortë në Çeki në lidhje me trajtimin e kafshëve dhe kalendari është denoncuar në lidhje me promovimin që i bëhet keqtrajtimit të kafshëve.

Kobzanova u mbrojt duke deklaruar: “Nuk janë përdorur kafshë të vërteta dhe të gjitha përfitimet financiare do të shkojnë në drejtim të organizatës Helppes, e cila merret me stërvitjen e qenve.

r.b/NOA

KOMENTE