Tiranë, 4 Nëntor 2010 NOA - Si në edicionet pararendëse të Panairit të Librit, edhe në “Tirana 2010”, ditën e fundit të panairit, më 15 nëntor do të ndahen edhe çmimet e përvitshme të cilat akordohen nga juritë e posaçme që ngrihen çdo vit për to.
Çmimi ‘Libri më i mirë’
Çmimi ‘Përkthimi më i mirë’
Çmimi ‘Libri më i mirë për fëmijë’
Çmimi ‘Libri më i mirë studimor’
Çmimi special i panairit
Sponsorë të panairit
Organizatorët informojnë se sponsorë të eventit më të madh të librit në hapësirën mbarë shqiptare janë MTKRS, Fondacioni SOROS, Media Partner të “Tirana 2010” Televizioni Publik Shqiptar (TVSH) dhe Agjencia Kombëtare e lajmeve NOA.
Për t’u informuar mbi çdo aktivitet brenda Panairit “Tirana 2010”, të njiheni me programin në imtësi, mund të klikoni në: www.tirana2010.noa.al.
***Viti 2010 shënon mbajtjen e edicionit të 13-të të Panairit Mbarëkombëtar të Librit “Tirana 2010” dhe për të tretin vit radhazi ai sponsorizohet edhe nga Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.
Panairi do të jetë i hapur në datat 11-15 nëntor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë dhe vjen me moton “Të ndriçojmë mendjet e reja”.
Çdo ditë ju do të gjeni në faqen e posaçme të panairit të librit që është hapur nga NOA, të rejat më të fundit mbi eventin, të ftuarit, intervista, etj.Ceremonia e çeljes së edicionit të 13-të të Panairit të Librit “Tirana 2010” do të mbahet më 11 nëntor, ora 18.00 në Pallatin e Kongreseve prej 3 personaliteteve të kulturës mbarë shqiptare, Kim Mehmeti, Sabri Hamiti dhe Aurel Plasari.
Pjesëmarrës në këtë panair do jenë mesë 80 subjekte botuese shqiptare jo vetëm në Shqipëri por edhe Kosovë e Maqedoni të cilat përpos titujve të botuar ndër vite do sjellin edhe librat e rinj të cilët këtë vit duhet theksuar se janë më të paktë në numër se vitet e shkuara pasi kriza botërore ka prekur edhe botuesit shqiptarë.
Përgjatë ditëve të panairit do të mbahen disa forume në të cilat do diskutohet nga njerëzit e librit në Shqipëri dhe jo vetëm për një sërë problemesh të librit në shqip.