English

Dule: Minoritetet mos përjashtohen nga regjistrimi i popullsisë

Tiranë, 4 Nëntor, NOA – Përfaqësuesit e minoriteteve, të njohur zyrtarisht në Shqipëri, duhet që të bëhen pjesëmarrës në procesin e regjistrimit të popullatës, i cili është ndërmarrë si nismë nga qeveria.

Një fakt të tillë e ka pohuar gjatë fjalës së sapo mbajti në seancën e sotme plenare, kryetari i Partisë për Bashkimin e të Drejtave të Njeriut, Vangjel Dule, sipas të cilit, duhet që të bëhen edhe të njohura të gjitha modalitetet e këtij zhvillimi të shoqërisë, siç është regjistrimi i popullsisë.

“Ne duam të jemi transparentë ndaj mënyrës së zhvillimit të këtyre proceseve dhe duhet ditur se duhet korrektësi në mënyrë që përfaqësuesit e minoriteteve mos lihen jashtë”, tha Dule.

n.e/NOA

KOMENTE