Tiranë, 4 nëntor, NOA – Në orët e vona të mbrëmjes së 3 nëntorit policia e kryeqytetit ka vënë në pranga dy persona, të cilët kanë goditur dy vetë duke u shkaktuar fraktura në trup.
Dy të arrestuarit janë 39 vjeçari Alban Fredi Zhupani, dhe 37 vjeçari Gentian Lulzim Allguri, që të dy banorë të Tiranës.
Sipas policisë bëhet e ditur se dy të arrestuarit dyshohet të kenë goditur mbrëmë në rrugën “Qemal Stafa” në kryeqytet, dy persona të tjerë, për motive të dobëta.
Dy të arrestuarit i kanë goditur dy të tjerët me sende të forta duke u shkaktuar fraktura në fytyrë e trup.
Sipas policisë dokumentacioni i përpiluar ndaj dy të arrestuarve që akuzohen për konsumim të veprave penale të plagosjes së lehtë me dashje dhe dëmtime të tjera me dashje i janë dërguar për ndjekje të mëtejshme prokurorisë së kryeqytetit.
mit/NOA