Tiranë, 4 Nëntor 2010 NOA - Fondacioni Robert Schuman ka publikuar sot një tablo të gjendjes ekonomike dhe zhvillimeve në të gjitha vendet e botës dhe duke u ndalur te Shqipëria e cilëson atë një mrekulli sa i përket arritjeve ekonomike.
Më poshtë vijon shkrimi i plotë me titull me titull "Albania: Miracle” nga Fondacioni Robert Schuman:
Një nga vendet dikur me diktaturën më të egër komuniste në Evropë, Shqipëria, ka rritur performancën e saj ekonomike që tashmë është njohur në mbarë botën, dhe ka përbërë një surprizë të vërtetë për Bashkimin Evropian.
Ky vend, ka fituar 39 vende në renditjen e Transparency International për korrupsionin, duke u renditur në vendin e 87 nga 158 vendeve që janë ekzaminuar.
Shqipëria mori çmimin e dytë e OKB-së për digjitalizimin 100% e prokurimeve publike për tenderë, pas Gjermanisë.
Tashmë njihet nga Banka Botërore, për zhvillimin e ekonomisë së saj dhe duke shërbyer si një mikpritës për investimet e huaja.
Shqipëria përmendet në raportin Kombëtar për rrezikun “euromoney” për këtë vit nga Uall Street Journal, si një vend me rritje të fuqishme ekonomike në Evropë.
Që nga viti 2005, të ardhurat fiskale janë dyfishuar, madhësia e shërbimit civil është ulur me një të tretën dhe kostoja e saj solli uljen e GDP-së nga 3 në 1,8%.
Shqipëria tashmë në krahasim me vendet fqinje, duhet të fitojë biletën e saj për të hyrë në Bashkimin Evropian shumë shpejt.
e.r/NOA