Tiranë, 4 Nëntor, NOA – Mazhoranca i trembet transparencës prandaj dhe nuk bën publike dhe edhe shpenzimet që duhet të harxhojë për shembjen e Piramidës dhe ndërtimin e Parlamentit të ri.
Kështu ka pohuar deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi, gjatë fjalës së mbajtur në seancë plenare, duke shtuar se qeveria ka treguar se është e paaftë dhe prandaj duhet të largohet.
“Qytetari nuk ka nevojë për qeveri të paligjshme por ka nevojë që të zbatohen ligjet” theksoi Hysi, duke shtuar se shqiptarët sot ndihen më të varfër se një vit më parë.
Duke apeluar në fund se kjo qeveri nuk u përket qytetarëve dhe nuk u shërben atyre, derisa ata nuk e kanë votuar dhe qëndron pa meritë në pushtet.
n.e/NOA