Milano, 4 nëntor NOA - Me sigurinë më të madhe, Rafa Benitez, menjëherë sapo u kthye nga disfata me Tottenham, në White Hart Lane, i ka kërkuar drejtuesve të klubit përforcime të reja urgjente në skuadër.
Këtë herë me sa bëhet e ditur nga mediat italiane tekniku i ka kërkuar presidentit zikaltër një përforcim të detyrueshëm dhe Moratti duket se do ti plotësojë dëshirën atij. Orët e fundit është folur shumë për brazilianin Lucas Leiva Pezzini, për të cilin Inter është duke përshpejtuar procedurat dhe flitet se mund të vijë që në merkaton e janarit.
r.b/NOA