Itali, 5 nëntor NOA - Nëse Spanja ndodhet e shokuar në lidhje me vajzën dhjetë vjeçare që u bë mama, në Itali një rast i ngjashëm është pritur me tepër gëzim. Në Ischia një 13-vjeçare ka sjellë në jetë ditën e dielë në spitalin e Laço Ameno, një vajzë afërisht 4 kilogramë. E ka quajtur Noemi dhe kjo në mirëkuptim me babain e ri, Francesco, 18-vjeç.
Si nëna dhe vajza e vogël do të kthehen në shtëpinë e tyre, ndërsa Francesco do të vazhdojë studimet e tij në institutin e ishullit.
Familjarët e vajzës së re që tashmë është bërë mama, duhet thënë se e kanë pritur me tepër lumturi këtë lajm.
“Jam tepër e lumtur. Noemi është e mrekullueshme. Mund të them se motra 13-vjeçare tashmë ngjason si më e madhja mes nesh”, - pohoi Mery, motra 19-vjeçare e vajzës.
r.b/NOA