Tiranë, 4 Nëntor 2010 NOA – Lideri historik i Partisë Socialiste, Fatos Nano, deklaroi sonte se është i gatshëm dhe do të jetë ai, negociatori më i ri mes kryeministrit aktual, Sali Berisha dhe kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.
Pohimi i z.Nano u bë para pak çastesh në një intervistë në Tv Klan me gazetarin Blendi Fevziu. Z. Nano tha se ndonëse kanë shkuar dhe negociatorë të tjerë, në vend dhe të huaj mes dy kundërshtarëve politikë, ai ishte gati që të merrte këtë rol, duke siguruar se “unë nuk mund të zëvendësoj askënd veç vetes sime”.
Kurse më tej, z.Nano përforcoi: “Në rast se politika sot ka më shumë urretje dhe më pak dashuri për interesa që i bashkojnë njerëzit në një dinamikë evropiane, në rast se sot ka më shumë prapaskena që e saktësojnë shënjestrën e politikës në raport me publikun, atëherë unë jam këtu për të risjellë të gjitha ato vlera kam krijuar eksperiencën dhe profesionin tim si politikan”.
e.r/NOA