English

Ndalohen burrë e grua, vodhën dy qingja dhe i futën në makinë

Lezhë, 4 Nëntor, NOA – Forcat e policisë së Lezhës kanë arrestuar në flagrancë 58-vjeçarin Skënder Dumi, me banim në Kodër-Kamëz të Tiranës, i dënuar më parë për veprën penale të “Rrahjes”, ndërsa filloi procedimi penal në gjendje të lirë edhe për bashkëshorten e tij, Fllanxa Dumi, 37-vjeçe.

Arrestim i tij u bë pas kallëzimit të bërë nga 48-vjeçari me iniciale P.D, banues në fshatin Munaz të Mirditës dhe 58-vjeçari me inicialet GJ.D, edhe ky banues i këtij fshati, se dje në mbrëmje ky çift i ka vjedhur nga një qengj duke i futur në bagazhin e një mjeti veturë pa targa.

Në cilësinë e provës materiale u bllokuan bagëtitë si dhe mjeti, ndërsa materialet iu kaluan prokurorisë së Lezhës, për veprën penale të “Vjedhjes” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134 e 25 të Kodit Penal ndaj çiftit.

n.e/NOA

KOMENTE