Tiranë, 4 Nëntor, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Enjte, 4 Nëntor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.
Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.
Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme debatin e zhvilluar dje në grupin parlamentar socialist mbi politikën e drejtimit të selisë rozë nga Edi Rama. Një tjetër argument i trajtuar gjerësisht sot në gazeta është dhe ai i hetimit të pasurisë për Priftin dhe Vokshin. Sikundër, gjen pasqyrim edhe çështja e aboneve, duke renditur akuzat dhe paditë që po mbërrijnë ndaj shoqatës së operatorëve privatë. Ato rendisin edhe fituesit e rinj të tapive sipas ALUIZNI-t dhe fituesit e Maturës Shtetërore.
E përditshmja “Shekulli” hapet me titullin kryesor “Bolivi-Tiranë, rruga e kokainës”, i cili citon detaje nga aksioni i pardjeshëm në Tiranë, ku u kapën 10 kg kokainë, si është organizuar transportimi i kokainës nëpër Shqipëri.
“Universitetet, fituesit e formularit A3”, është një tjetër artikull që ndalet në vendimin e fundit të qeverisë për Maturën Shtetërore, listimet përkatëse.
“Panairi i Librit: Me forcat tona, vetëm autorë shqiptarë”, është një artikull i gazetës.
Gazeta “Panorama” publikon si artikull kryesor ditën e sotme atë me titullin “Buxheti i ri/ Zbardhet rritja e pagave dhe pensioneve”, i cili flet për projektin e publikuar dje nga qeveria lidhur me buxhetin për vitin e ardhshëm.
Artikulli tjetër kryesor i kësaj gazete është “Debate të ashpra në grupin e PS, deputetët i kërkojnë llogari Ruçit për bojkotin e Kuvendit”, që i referohet debatit të djeshëm në grupin parlamentar socialist.
“Në Tiranë, presioni i Berishës rikthen abonetë”, është një artikull që ndalet në çështjen e aboneve.
Një tjetër artikull i gazetës është edhe ai me titullin “Qeveria ndryshon Maturën Shtetërore”.
E përditshmja “Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “QKR: Gabuam me Shkëlzenin”, i cili citon reagimin e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve mbi çështjen e kompanisë së Shkëlzen Berishës, e cila ka fituar tenderimet e ujësjellësave.
Ndërkohë një argument tjetër në fushën e arsimit është dhe titulli tjetër “Akademia kundër Universitetit të Vlorës: Gabuam me Matematikën”.
“Flutura Baleta: Ne nënat e grevistëve, ja pse u takuam me Ramizin”, është një artikull që u referohet protestave të dhjetorit ’90.
Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “Grupi i PS, kritika për Ramën”, i cili flet për debatin dje në grupin parlamentar socialist mbi politikën e drejtimit të selisë rozë nga Edi Rama.
Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “Alarmi i FMN: Viti elektoral 2011, parashikon borxh të lartë”.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Hetimi i pasurive, dilema në prokurori për Priftin dhe Vokshin”, “Pas dy vjetësh, drejtësi për Sarandën, “Askush nuk penalizon përgjegjësit për abonetë ” etj.
E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Skandali i autobusëve, ndjekje penale dhe heqje licence”, i cili flet për reagimet zyrtare që po mbërrijnë ndaj operatorëve privatë të autobusëve mbi heqjen e aboneve.
“Legalizimet për 7042 objektet informale, emrat”, është një tjetër artikull i cili i referohet kuotave të reja të personave që përfitojnë tapitë nga ALUIZNI.
Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Universitetet, lista finale me 2 368 fituesit e rinj”.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai titull “Skënderbeu, favorit për kurorën e dimrit”.
n.e/NOA