English

Qefalia: Ç’është kjo papërgjegjshmëri e qeverisë?

Tiranë, 4 Nëntor, NOA – “Krizës së rëndë ekonomike që ka pllakosur çdo familje shqiptare i është shtuar kohët e fundit dhe pasiguria e jetës. Ndërsa nga ana tjetër pushteti flet për siguri absolute. Dhe më keq akoma Ministri i Brendshëm sapo mëson për ngjarjen, puna e parë që bën deklaron, se përjashtoj pistat për motive politike, ende pa kaluar një orë nga ngjarja.

Ç’është kjo papërgjegjshmëri? Ju keni 16 muaj ende pa zbardhur vrasja e deputetit të ndjerë”. Kështu u shpreh sot në seancë plenare, deputeti Xhemal Qefalia.

Duke shtuar se një pushtet që grabit votën, nuk ka si të sigurojë as gjënë më të shtrenjtë, jetën e qytetarëve të saj.

“ Si deputet i ri i këtij parlamenti nuk ka qenë e vështirë të kuptoj që ky pushtet sa herë ballafaqohet me problemet e vërteta gjen alibira për të çoroditur opinionin publik. Kur ne kërkojmë të krijohet komision për transparencë për zgjedhjet e grabitura të 28 qershorit, ju krijoni të ashtuquajturin komision për masakër e Tivarit. Kur ne bëjmë prezent krizën e ekonomike, denoncojmë korrupsionin që çoi në përmbytjen e zonës së Shkodrës, ju bëni ironi me ta, duke thënë do ta bëjmë Bunën të lundrueshme”, tha ai.

n.e/NOA

KOMENTE