English

Ruçi, Topallit: Pse hoqët nga rendi i ditës dekretet e Presidentit?

Tiranë, 4 nëntor, NOA – Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi deklaroi sot gjatë diskutimeve të lira në parlament se po shkelet kalendari i ditës në kuvend.

Ky shqetësim i zotit Ruçi erdhi për shkak se ishte nxjerrë nga diskutimet në rendin e ditës, i dekreteve të presidentit për anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese.

Kryetari i Grupit Kuvendor Socialist bëri me dije se kryetarja e kuvendit duhet të përgjigjet për ndryshimet e kalendarit, pasi sipas Ruçit në seancën e sotme duhet të ishin në rendin e ditës edhe votimi i dekreteve të Presidentit Topi.

Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, kërkoi të dijë arsyet e shkeljes se rregullores së kuvendit, dhe arsyet e mosdhënies së kalendarit sipas rregullores, pra katër ditë para seancës plenare.

Madje ruçi në emër të opozitës theksoi se qeveria duhet të kishte paraqitur në kuvend edhe buxhetin e shtetit për vititn 2011, që sipas zotit Ruçi duhej të ishte paraqitur qysh prej 1 nëntorit.

Më herët edhe deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe kishte akuzuar kryetaren e kuvendit për shkeljen e rregullores duke hequr nga rendi i ditës votimin e dekreteve të Presidentit Topi.

mit/NOA
KOMENTE