English

Sakineh nuk është ekzekutuar ende

Iran, 4 nëntor NOA - Sakineh Mohammadi Ashtiani nuk është ekzekutuar. Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i Komitetit Ndërkombëtar kundër ekzekutimeve, Mina Ahadi.

“Zonja Ashtiani nuk është ekzekutuar, por për të situata mbetet tepër e rrezikshme”,- shpjegoi Ahadi, sipas të cilës, presioni i ushtruar nga qeveritë evropiane ka ndikuar në këtë shtyrje të ekzekutimit. Për Sakineh, e cila përfundoi në burg me akuzën e tradhtisë bashkëshortore dhe komplotit për vrasje, fillimisht u vendos dënimi për ta qëlluar me gurë, por më pas në një vlerësim të dytë të ngjarjes, qeveria në Teheran vendosi që ta dënonte me vdekje.

Më 2 nëntor Komiteti ndërkombëtar kundër ekzekutimeve kishte dhënë alarmin në lidhje me ekzekutimin e mundshëm të saj. Sakineh, megjithatë është në gjendje shumë të mirë shëndetësore në burgun e Tabriz.

r.b/NOA

KOMENTE