Itali, 4 nëntor NOA - Një aktivitet seksual i plotë dhe i kënaqshëm i mbron meshkujt nga problemet kardiovaskulare.
Diçka e tillë konfirmohet nga kërkime të cilat do të prezantohen në kongresin e shoqërisë italiane të andrologjisë dhe mjekësisë të seksualitet (Siams), duke filluar që nga dita e nesërme në Modena. ”Kjo që është vënë re është me të vërtetë një rreth virtuoz - tha Emmanuele Jannini,koordinator i komisionit të Siams – sa më shumë seks aq më shumë testosteron, që është e njëjtë me më pak depresion, një përmirësim i përformancës kardiovaskulare dhe një metabolizëm më i shëndetshëm.
r.b/NOA