English

“Tirana 2010”, të rejat që vijnë te Panairi i 13-të Librit

Viti 2010 shënon mbajtjen e edicionit të 13-të të Panairit Mbarëkombëtar të Librit “Tirana 2010” dhe për të tretin vit radhazi ai sponsorizohet edhe nga Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA. Panairi zhvillohet më 11-15 nëntor 2010 në Pallatin e Kongreseve. Ceremonia e çeljes: Më 11 nëntor ora 18.00, nga: Kim Mehmeti-Sabri Hamiti-Aurel Plasari

‘Traducci’ në Panairin e Librit

Një stendë e posaçme në Panairin e 13-të të Librit “Tirana 2010” do të jetë për “Traduçi’, rrjeth botuesish dhe përkthyesish nga gjuhët respektive të vendeve që janë pjesë e tij dhe nga gjermanishtja.

Në Tiranë do jenë të pranishëm në këtë kuadër botues të huaj nga:

Gjermania

Bullgaria

Sllovenia

Serbia

Kroacia

Mali i Zi

Maqedonia

Turqia

Ky është një projekt i mbështetur nga qeveritë e Gjermanisë, Austrisë dhe Zvicrës, qëllimi i të cilit është të bëjnë të mundur intensifikimin e kontaktit të letërsisë dhe kulturës të këtyre vendeve.

Ndërsa pjesëmarrja e tyre në Panairin e Tiranës është një mundësi e mirë kontakti dhe njohjeje me letërsinë, autorët dhe përkthyesit shqiptarë.

Në “Tirana 2010” do të jenë të pranishëm mëse 20 përfaqësues të këtij rrjeti i cili shenjon një tjetër hap për editorinë shqiptarë.

Çdo ditë ju do të gjeni në faqen e posaçme të panairit të librit që është hapur nga NOA, të rejat më të fundit mbi eventin, të ftuarit, intervista, etj.

a.y/NOA

KOMENTE