Meksikë, 4 nëntor NOA - Ushtria meksikane ka zbuluar, falë një vendstrehimi, një tunel 400 metër që kalon në kufirin mes qyteteve të Tijuana në Meksikë dhe Kalifornia. Galeria, 6 metër nën tokë, karakterizohet nga një dritë dhe ventilim të njëjtë me atë që përdoret në miniera, në të cilën mund të kalohet vetëm i gjunjëzuar.
Në këtë vend u gjetën 30 tonelata marijuanë: 4 në zonën meksikane dhe pjesa tjetër në atë amerikane.
r.b/NOA