Athinë, 5 Nëntor 2010 - Greqia do të duhet t'i kthejë Bashkimit Evropian 347.5 milionë euro të shpenzimeve të jashtëzakonshme nga Politika e Përbashkët e Bujqësisë.
Kjo është pjesa e parë nga 578.5 milionë eurot që Athina u ka borxh 19 vendeve, njoftoi Komisioni Evropian. Brukseli i kërkon Athinës t'i kthejë 210.9 milionë euro për shkak të mangësive në sistemin kadastral dhe kontrollin e dobët të shpenzimeve në vitin 2006 për ndihmat në bujqësi. Për parregullsi të ngjashme në sistemin kadastral, Bukureshti duhet t'i kthejë BE-së 41.7 milionë euro, ndërsa Lisbona 40.69 milionë euro, raporton radio Evropa e Lirë.