English

Berisha-Sarmi: Qeveria, gjithçka për Shqipërinë dixhitale

Tiranë, 5 nëntor, NOA – Kryeministri Berisha priti sot në një takim drejtorin e Përgjithshëm të Postës Italiane, Massimo Sarmi.

Pasi e falënderoi për pritjen, drejtori i Përgjithshëm të Postës italiane iu referua dhe një akti normativ të Komunitetit Evropian, ku posta shihet si një mundësi e mirë për transferimin e parave me kosto të ulët.

Nga ana e tij, kryeministri Berisha i shprehu Sarmit mirënjohje për mbështetjen që Posta Italiane i ka dhënë homologes shqiptare dhe se qeveria ka si synim kryesor ofrimin e sa më shumë shërbimeve për qytetarët nëpërmjet postës.

Kryeministri Berisha e siguroi Sarmin se qeveria shqiptare do të bëjë gjithçka edhe për Shqipërinë dixhitale, ndërsa theksoi se penetrimi në internet në Shqipëri është rritur nga 4.8 përqind që ka qenë në vitin 2004, në 45 përqind në vitin 2010 dhe është bërë e mundur që shërbimi i internetit të instalohet në çdo shkollë të vendit.

Më tej, kryeministri Berisha u shpreh se synim kryesor i qeverisë është shtrirja e ‘one stop shop’ për të gjitha shërbimet publike.

n.e/NOA

KOMENTE