English

Greva bllokon BBC, 4 mijë gazetarë nuk shkojnë në punë

Londër, 5 Nëntor 2010 - Gazetarët e BBC kanë filluar një grevë 48 orëshe për të kundërshtuar politikat e reja mbi pensionet.

Kjo e ka detyruar transmetuesin publik britanik të ndryshojë tërësisht programet e veta në televizion dhe në radio.

Emisioni i mëngjesit në BBC Radio Four, i cili ndiqet nga 6.5 milionë dëgjues çdo mëngjes sot nuk u transmetua duke u zëvendësuar me emisione të inçizuara më parë. Në grevën e sotme kanë marrë pjesë rreth 4000 gazetarë, raporton radio Evropa e Lirë.

KOMENTE