English

Kamioni përplas motoçikletën, vdes drejtuesi

Krujë, 5 nëntor, NOA – Forcat e policisë së Krujës kanë arrestuar në flagrancë 44-vjeçarin Sinan Stema, me banim në Barkanesh të Krujës, pasi rezulton të jetë autori i një aksidenti fatal rrugor, ku ka mbetur i vdekur një person.

Siç raportohet për agjencinë e Lajmeve NOA prej tyre, aksidenti ka ndodhur konkretisht në aksin rrugor Fushë Krujë-Krujë, në vendin e quajtur “Kthesa e Burrelit”, në hyrje të qytetit të Krujës, janë përplasur mjeti kamion tip Benz, me targa KR 5393 A, me drejtues Sinan Stemën, me mjetin motorçikletë tip Honda pa targa, me drejtues 53-vjeçarin Vlash Laska, me banim në fshatin Mërçin të Krujës.

Si pasojë e këtij aksidenti, ka mbetur i dëmtuar rëndë drejtuesi i motorçikletës i cili është dërguar spitalin ushtarak të Tiranës, ku dhe ka gjetur vdekjen.

Nga ana e strukturave të policise u kryen veprimet e para hetimore e proceduriale dhe materialet i kalojnë prokurorisë së Krujës për veprën penale të “Shkeljes se rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/2 i Kodit Penal, në ngarkim të Sinan Stema.

n.e/NOA

KOMENTE