English

Komiteti i Stabilizim-Asocimit, debat mbi sistemin e drejtësisë në Shqipëri

Tiranë, 5 nëntor, NOA –Komiteti i përbashkët i Stabilizim-Asocimit për Shqipërinë, mblidhet sot në Tiranë, në një takim të ri, pas atij të zhvilluar ditën e djeshme, për të diskutuar mbi çështjet që kanë të bëjnë kryesisht me sistemin e drejtësisë në vendin tonë.

Por delegacioni i Parlamentit Europian, i cili përbëhet nga 8 deputetë dhe kryesohet nga Eduard Kukan, do të diskutojë sot me palën shqiptare edhe arritjet në fusha të tilla si ajo e respektimit të të drejtave të njeriut, lirisë së medias si dhe zhvillimit ekonomik të vendit.

Ndërkaq dje ky delegacion, i bëri apel politikës shqiptare që të gjejë një zgjidhje për situatën aktuale politike në vend, duke përmendur rëndësinë që kjo ka për procesin e integrimit në vendin tonë.

Ndërkaq, takimi i sotëm i komitetit të përbashkët parlamentar të Stabilizim-Asocimit zhvillohet vetëm pak ditë përpara se Bashkimi Europian të vendosë në mënyrë vendimtare dhe zyrtare për liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë, si edhe atë të marrjes në konsideratë të kërkesës për statusin e anëtarësimit me të drejta të plota në këtë komunitet.

n.e/NOA

KOMENTE