English

Konfindustria, forum mbi përmirësimin e ligjit të Gjykatës Administrative

Tiranë, 5 nëntor, NOA - Konfindustria në bashkëpunim me “Tirana Business University”, organizon forumin akademik “Ballafaqimi profesional i vërejtjeve të politikës dhe grupeve të interesit për përmirësimin e projekt-ligjit të Gjykatës Administrative”.

Forumi do të zhvillohet ditën e nesërme, ndërsa vlerësohet me një rëndësi të veçantë sepse për herë të parë mblidhen në të njëjtën tavolinë të përbashkët përfaqësues të të gjitha forcave politike shqiptare për çështjen e shumëpërfolur dhe të rëndësishme të krijimit të gjykatave administrative.

Në forum do të marrin pjesë deputetë të Kuvendit, si edhe përfaqësues të Presidencës, Këshillit të Ministrave, ministrisë së Drejtësisë, përfaqësues të rëndësishëm të biznesit, botës akademike dhe universiteteve.

n.e/NOA

KOMENTE