Tiranë, 5 nëntor, NOA – Në orët e vona të së enjtes specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve arrestuan në flagrancë për konsumin dhe prodhim lëndfësh narkotike 21 vjeçarin Drini Ilmi Xhelo, banues në Tiranë.
Sipas policisë Drini Xhelos, pas një kontrolli të ushtruar në mesditën e djeshme ndërsa po ecte në sheshin “Rilindja” iu gjetën në xhepa një sasi heroine.
Policia sekuestroi masën e dyshuar të heroinës dhe dokumentacionin e përpiluar për konsumimin e veprës penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike ndaj Drini Xhelos ia kaloi për procedim të mëtejshëm, prokurorisë së Tiranës.
mit/NOA