Tiranë, 5 nëntor, NOA – Opozita e Bashkuar do të ngrihet në protesta për largimin e qeverisë dhe realizimin e zgjedhjeve të parakohshme.
Këtë e ka konfirmuar sot njëri nga krerët e Opozitës së Bashkuar, kryetari i partisë për Ligj e Drejtësi, Spartak Ngjela, i cili ka pohuar në një prononcim për mediat se opozita do të nisë shumë shpejt protestat në mbarë vendin për rrëzimin e qeverisë sa Sali Berishës.
Avokati Ngjela e ka cilësuar qeverinë e kryeministrit Berisha si një qeveri të paligjshme që u ngrit në krye të shtetit duke vjedhur votat e zgjedhësve.
Kryetari i PLD-së, duke theksuar se nuk mund të qeveriset vendi me vota të zgjedhura e quajti pikërisht vjedhjen e këtyre votave si argumentin që ilegjitimon qeverinë Berisha duke ripërsëritur se e vetmja rrugë për largimin e Berishës nga pushteti, është ngritja e popullit në protesta masive në të gjithë Shqipërinë.
mit/NOA