Ne permbushje te objektivit te dyte per ruajtjen e cilesise se ujerave, vecanerisht atyre te pijshem, ministria ka ndermarre masat e domosdoshme qe monitorimi i cilesise se ujerave te zere vendin kryesor ne sistemin e monitorimit te treguesve te mjedisit. Per kete qellim, monitorohet cilesia e ujerave siperfaqesore, nentokesore si dhe atyre te lumejve dhe liqejve, duke bërë të mundur parandalimin në kohë të ndotjes, që vjen vecanerisht nga ujerat nentokesore, te cilet furnizojne burimet e furnizimit me uje te pijshem te popullsisë
Nga Fatmir Mediu
Ministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave
Uji eshte nje nder burimet natyrore me te rendesishme dhe me të domosdoshme per jeten e njeriut dhe vendin, ne vecanti.
Ne kushtet e ngrohjes globale dhe te ndryshimeve klimatike uji dhe rezervat ujore perbejne nje nder drejtimet kryesore te bashkerendimit te perpjekjeve nderkombetare, rajonale dhe kombetare per te ruajtur dhe perdorur ate ne menyre te qendrueshme.
MMPAU, sa i takon politikave te saja, eshte perqendruar ne disa drejtime qe lidhen me:
Forcimin e bashkepunimit nderkombetar, rajonal dhe nderkufitar, ne fushen e ruajtjes dhe perdorimit te qendrueshem te rezervave ujore, cka ka qene dhe mbetet nje prioritet i politikave te MMPAU.
Ky bashkepunim eshte perqendruar ne shkembimin e informacioneve, pjesmarrjen ne projekte te perbashketa dhe ne respektimin e kerkesave dhe te normave nderkombetare vecanerisht per ujerat nderkombetare. Per kete qellim, në bazë të marrëveshjeve dypaleshe jane krijuar dhe funksionojne komitetet e perbashketa te eksperteve, te cilet koordinojne dhe raportojne per projekte nderkufitare, qe kane impakt edhe ne vendet fqinje.
Keto komitete funksionojne normalisht me Greqine, Maqedonine, Kosoven dhe Malin e Zi. Po ashtu, ne kontekstin nderkufitar, jane ne proces implementimi dy projekte, qe lidhen me menaxhimin e qendrueshem te eko-sistemeve ujore te liqeneve te Prespes dhe te Liqenit te Shkodres. Objektiv kryesor i ketyre projekteve eshte, vec te tjerave, dhe ruajtja e cilesise se ketyre ujerave.
Ne kuader te integrimit ne Bashkimin Europian, me nenshkrimin e MSA, vendi yne ka marre persiper nje sere angazhimesh, ku nje nder objektivat kryesorë eshte perafrimi i legjislacionit tonë me direktivat kuader te Bashkimit Europian.
Nje nga fushat prioritare per qeverine shqiptare eshte fusha e menaxhimit te ujerave, ku baza ligjore aktuale është pjesërisht e përafruar me direktivat dhe rregulloret e BE-së.
Në këtë kuadër MMPAU po punon për Implementimin e Planit Kombëtar për Përafrimin e Legjislacionit Mjedisor.
Ligji aktual “Per rezervat ujore” i vitit 1996 eshte amenduar disa here, por nuk eshte ne gjendje te zgjidhe gjithe problematikën dhe te plotesoje kerkesat e Direktives Kuader te Ujit te BE.
Per kete qellim, prioritare mbetet hartimi dhe zbatimi i ligjit te ri “Per rezervat Ujore”, për të cilin ne po punojmë për t’a përfunduar brenda vitit, por edhe i planeve te menaxhimit te baseneve ujore, si instrumenta kryesorë per te permbushur objektivat e Direktives Kuader te Ujit te BE, por dhe te Strategjise Mesdhetare te Ujit.
Projekte ne fushen e ujerave:
MMPAU ka marre disa iniciativa me partneret nderkombetare me qellim arritjen e nje menaxhimi te integruar te rezeravave ujore dhe harmonizimin e legjislacionit tone me legjislacionin perkates te BE.
Projekti INPAEL, me inisiativen dhe financimin e Bashkimit Europian CARDS 2006, ka marre persiper hartimin e Ligjit te Ri “Per rezervat ujore” dhe hartimin e Planit te Menaxhimit te Basenit te Matit, si plan pilot, qe do te hape rrugen hartimit te plan-menaxhimeve te 5 baseneve te tjera ujembledhese.
Në Bashkëpunim me Bankën Botërore eshte ne fazen e pergatitjes se Projektit te Rezervave Ujore dhe Ujitjes, ku është rënë dakord qe komponenti i trete - Mbeshtetje Institucionale per Menaxhimin e Integruar te Burimeve Ujore, te perfshijë:
Mbeshtetjen per pergatitjen e Strategjise Kombetare se Menaxhimit te Integruar te Burimeve Ujore.
Forcimin i Kuadrit Institucional – ku synohet mbështetje për institucionet pergjegjese per menaxhimin gjithëperfshires te burimeve ujore, si K.K.U dhe Sekretariatin Teknik te saj, KBU-te dhe AUB-te.
Këtu do të përfshihet studimi mbi kufijte gjeografike te baseneve ujore, krijimi i kadastres elektronike kombetare te burimeve ujore, studimi mbi tarifat e ujit, rritja e shkalles se vetedijes per perdorimin e ujit dhe forcimi i kapaciteteve.
Elementi i tretë do të jetë – Përgatitja e Plan-Menaxhimeve të Baseneve Ujëmbledhëse
Projekti do te mbeshtese pergatitjen dhe zbatimin e dy Plan-menaxhimeve te dy Baseneve ujembledhese, (Baseni i Drin-Bunes dhe i Semanit).
Planet e Menaxhimit të Baseneve janë dokumenta themelor, pasi u shërbejnë vendimarrësve lokale dhe qendrore, për të orientuar menaxhimin e burimeve ujore, në një mënyrë të qëndrueshme dhe të balancuar, ne zhvillimin ekonomik e social te zones, duke marrë në konsideratë interesat sociale, ekonomike dhe mjedisore.
Po ashtu, planet e menaxhimit do te sigurojne nje forcim nder-institucional, nepermjet bashkepunimit te gjithe aktoreve te perfshire ne administrimin dhe shfrytezimin e burimeve ujore ne menyre te qendrueshme, duke përfshire masa adaptimi ndaj ndryshimeve klimatike, masa per permiresimin e eficienses se ujit, te ekosistemeve, menaxhimin dhe mbrojtjen e ujerave nderkufitare, etj.
Nje vleresim real, sasior dhe cilesor te rezervave ujore, nepermjet inventarizimit te plote te tyre, te perdoruesve te ujit, analizes dhe parashikimit te niveleve dhe prurjeve,
klasifikimit te tyre ne kohe dhe hapesire, nxjerrjes se nje bilanci ujor ne perputhje me kerkesen per uje, vleresimit ekonomik, do te orientoje drejt nje mire-administrimi te integruar te burimeve ujore dhe, ne vecanti, ne furnizimin me uje te pijshem, si nje nga fushat me te rendesishme dhe një ndër objektivat me te rendesishem te politikave te menaxhimit te integruar te rezervave ujore.
Permbushja e ketij objektivi sipas politikave te MMPAU, lidhet me:
- perdorimin me kriter te rezervave ujore;
- ruajtjen e cilesise se burimeve ujore; dhe
- rritjen e kapaciteteve ujembajtese.
Permbushja e objektivit te pare behet e mundur nepermjet hartimit dhe zbatimit te planeve te menaxhimit te burimeve ujore dhe te kadastres ujore.
Pjese e rendesishme dhe prioritare e ketij plani duhet te jete se pari sigurimi i sasive te mjaftueshme te furnizimit me uje te popullsise.
Ne permbushje te objektivit te dyte per ruajtjen e cilesise se ujerave, vecanerisht atyre te pijshem, ministria ka ndermarre masat e domosdoshme qe monitorimi i cilesise se ujerave te zere vendin kryesor ne sistemin e monitorimit te treguesve te mjedisit. Per kete qellim, monitorohet cilesia e ujerave siperfaqesore, nentokesore si dhe atyre te lumejve dhe liqejve, duke bërë të mundur parandalimin në kohë të ndotjes, që vjen vecanerisht nga ujerat nentokesore, te cilet furnizojne burimet e furnizimit me uje te pijshem te popullsise.
Rritja e kapaciteteve ujembajtese eshte nje tjeter drejtim i politikave te ministrise. Per te permbushur kete objektiv është e domosdoshme te ndermerren disa masa, por ajo qe mbetet me e rendesishme jane pyllezimet. Pyjet jane ujembajtjesit me te rendesishem ne aspektin sasior dhe cilesor te rezervave ujore.
Per kete qellim ministria, megjithëse e vetëdishme se nuk është e mjaftueshme, ka mbjelle cdo vit rreth 1 milion fidane pyjore.
Keto jane mbjelle me qellim te minimizimit te erozionit, shtimit te siperfaqes pyjore dhe rritjes se kapaciteteve ujembajtese.
Edhe per te ardhmen MMPAU e sheh çështjen e ripyllezimeve si nje prioritet te politikave te saja ne bashkepunim me donatoret nderkombetare dhe me vendet e tjera.
Nje tjeter drejtim i punes se ministrise ka qene dhe menaxhimi i qendrueshem dhe cvendosja e aktiviteteve te shfrytezimit te inerteve te lumejve. Keto aktivitete kane shkaktuar deme te medha ne ekosistemet ujore te ketyre baseneve duke demtuar vepra te tera ujore per sistemin e bujqesise apo per uje te pijshem. Masat e ndermarra kane synuar ne reduktimin e theksuar te afateve te zhfrytezimit te tyre, duke lejuar per nje periudhe te shkurter te vitit. Ndërkohë, KKU ka marre vendimin e pezullimit te licensimit te aktiviteteve te reja ne zhfrytezimin e inerteve te lumejve.
Dua t’u garantoj se MMPAU eshte plotesisht e angazhuar dhe do te kete vazhdimisht si prioritet te punes se saj:
- mbrojten e cilesise se ujerave,
- rritjen e kapaciteteve ujembajtese dhe
- hartimin dhe zbatimin e masave per nje perdorim te qendrueshem te burimeve ujore
duke i dhene prioritet furnizimit me uje te pijshem te popullsise si ne zonat urbane, turistike apo rurale.